Thyhet rekordi “Guinness” për piramidën më të madhe me gota shampanje

Përditësuar më: 5/1/2022, ora 22:36

Thyhet rekordi “Guinness” për piramidën më të madhe me gota shampanje

Përditësuar më: 5/1/2022, ora 22:36

Hoteli Atlantis, “The Palm” si dhe Moet & Chandon janë duke festuar së bashku për thyerjen e rekordit botëror “Guinness” për piramidën më të madhe në botë me gota shampanje.

Një total prej 54,740 gotash shampanje u vendosën njëra mbi tjetrën prej një ekipi të përbërë prej 6 persona nga kompania holandeze e eventeve, “Luuk Broos Event”, për të formuar një piramidë 8.23 m.

Më pas shampanja Moet & Chandon u derdh lumë në kullën vezulluese në hotelin në Dubai për të mbushur të gjitha gotat.

Duhet thënë se rekordi i mëparshëm mbahej sërish nga kompania holandeze “Luuk Broos Event”, e cila në 2017 ndërtoi një piramidë me 50 116 gota në total.