Trump anulon konferencën për shtyp: Komisioni hetimor i 6 janarit është i njëanshëm

Përditësuar më: 5/1/2022, ora 18:45
TRUMP MCCONNELL frame 43 1024x576

Trump anulon konferencën për shtyp: Komisioni hetimor i 6 janarit është i njëanshëm

Përditësuar më: 5/1/2022, ora 18:45

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka anuluar konferencën për shtyp të planifikuar për nesër, në ditën e përvjetorit të parë të sulmit ndaj Kongresit Amerikan.

“Do të flas për shumë tema të rëndësishme në takimin tim të shtunën më 15 janar në Arizona”, deklaroi ish-presidenti amerikan.

“Në dritën e njëanshmërisë dhe pandershmërisë së komisionit hetimor më 6 janar, unë po anuloj konferencën për shtyp të planifikuar në Mar-a-Lago”, thotë Trump duke sulmuar demokratët dhe lajmet e rreme.

“Tashmë është e qartë për të gjithë se mediat nuk do të raportojnë faktin që Nancy Pelosi mohoi kërkesën për Gardën Kombëtare apo ushtrinë në Kapitol Hill”, thekson ish-presidenti amerikan.