21 raste me Covid-19, përfshi edhe trajnerin Guardiola, por Manchester City nuk e shtyn ndeshjen

Përditësuar më: 6/1/2022, ora 13:53
3200218 65559628 2560 1440 1280x720

21 raste me Covid-19, përfshi edhe trajnerin Guardiola, por Manchester City nuk e shtyn ndeshjen

Përditësuar më: 6/1/2022, ora 13:53

Pep Guardiola është vetëm personi i fundit nga radhët e Manchester City-t që ka dalë pozitiv me Covid-19 dhe do të mungojë në ndeshjen e së premtes kundër Swindon, të vlefshme për Kupën e Anglisë.

Guardiola dhe ndihmësi Juanma Lillo janë izoluar të dy, pasi edhe ai është me koronavirus. Në total, në klub ka 21 raste me Covid-19, mes të cilëve 7 lojtarë të cilët do të kishin luajtur të premten. 14 të tjerët janë pjesëtarë të stafit.

Megjithatë, pavarësisht kësaj, mediat angleze raportojnë se City nuk ka kërkuar shtyrjen e takimit dhe kërkon të zbresë në fushë. Në vend të Guardiola-s, skuadrën do ta drejtojë ndihmësi tjetër i tij Rodolfo Borrell.

Sipas raportimit të fundit të Premier League, në javën e kaluar janë regjistruar 94 raste të reja me Covid-19 në të gjithë klubet, shifër kjo që ndryshon dita-ditës. Premier League gjithashtu raporton se 77% e futbollistëve janë të vaksinuar me dy doza, çka konsiderohet si “i vaksinuar plotësisht”, sipas rregullave në fuqi të qeverisë britanike.