2500 ushtarë rusë drejt Kazakistanit: Kemi të drejtë të qëllojmë nëse sulmohemi

Përditësuar më: 6/1/2022, ora 22:23

2500 ushtarë rusë drejt Kazakistanit: Kemi të drejtë të qëllojmë nëse sulmohemi

Përditësuar më: 6/1/2022, ora 22:23

Rreth 2500 ushtarë të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive të udhëhequr nga Rusia (CSTO) janë duke u dërguar në Kazakistan për të ndihmuar në qetësimin e protestave të dhunshme, që kanë shkaktuar dhjetëra viktima dhe dëme të mëdha materiale.

Forcat nga “mini NATO” ruse do të qëndrojnë në Kazakistan për disa javë dhe u është dhënë leja të përdorin armë në Kazakistan në rast se sulmohen nga “bandat e armatosura”.

Trupat e para të CSTO-së mbërritën më herët për të ndihmuar në shuarjen e trazirave në rritje pasi presidenti kazak Kassym-Jomart Tokayev, një aleat i Vladimir Putin, i kërkoi ndihmë vendeve bllokut të sigurisë të dominuar nga Rusia, i cili përfshin pesë shtete të tjera ish-sovjetike si Bjellorusia, Armenia, Kazakistani, Kirgistani dhe Taxhikistani.

Kjo është hera e parë që një kontingjent i trupave paqeruajtëse të CSTO-së është dërguar për t’u marrë me konfliktin në një nga shtetet anëtare të saj.

Prej disa ditësh Kazakistani është përfshirë në protesta të dhunshme për shkak të rritjes së çmimit të karburantit, gjë që çoi dhe në rrëzimin e qeverisë.