Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Anëtarët e komisionit të rithemelimit përpiqen të futen në selinë e PD-së, Basha i sheh nga kafja teksa gjejnë derën e mbyllur

Nga A2 CNN
6 Janar 2022, 11:25 | Politikë

Disa anëtarë të komisionit të rithemelimit të Partisë Demokratike mbërritën sërish sot në selinë e PD-së, por e gjetën përsëri derën e mbyllur. Ndryshe nga dje, këtë herë kryetari i PD-së, Lulzim Basha, po ndiqte gjithçka nga kafeneja, ku ishte ulur me disa gazetarë.

Një prej personave që nuk u futën dot në seli, Aldo Bumçi, tha se kjo sjellje i shërben vetëm Edi Ramës. “Siç e shihni, kjo është kthyer në shtëpi bunker. As në ’97 nuk ka qenë kështu. Për herë të parë në 30 vite, partia e Lulzim Bashës ka mbyllur dyert. Kujt i shërben kjo? Vetëm Lulzim Bashës, që të mbajë karrigen, dhe Edi Ramës. Një opozitë e izoluar nga demokratët i shërben qverisë. Ai është mbret aty, për sa kohë ky njeri është këtu. Ky turp është projekti për të zhdukur opozitën, por opozita është gjallë. Të shtunën, do ta çlirojë edhe këtë bunker”.

https://www.youtube.com/watch?v=3bLNLznlsLw

Më 8 janar, pjesëtarët e PD që pretendojnë se e kanë shkarkuar Bashën në kuvendin e 11 dhjetorit, kanë thërritur një protestë para selisë. Sali Berisha, në një intervistë për A2 CNN deklaroi se atë ditë, anëtarësia do të bëjë rolin e përmbaruesit të vendimit dhe do ta nxjerrë Bashën qetësisht nga zyra.

Basha dhe një pjesë tjetër e PD nuk e njohin kuvendin e 11 dhjetorit. Ata organizuan një tjetër kuvend, më 18 dhjetor, ku votuan për të larguar nga funksionet drejtuese të partisë personat e shpallur “non grata”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë