Atentati ndaj 34-vjeçarit në Shkodër, gjendet BMW që dyshohet se u përdor nga autorët

Përditësuar më: 6/1/2022, ora 12:49
makina 1 1280x720

Atentati ndaj 34-vjeçarit në Shkodër, gjendet BMW që dyshohet se u përdor nga autorët

Përditësuar më: 6/1/2022, ora 12:49

Një makinë BMW X5 është gjetur nga policia e Shkodrës e braktisur, e cila dyshohet se mund të jetë përdorur nga atentatorët për plagosjen e Vincens Pirolit. Atentati ndaj 34-vjeçarit ndodhi mbrëmjen e 3 janarit të këtij viti.

Ende nuk ka asnjë të dhënë se në përdorim të kujt ka qenë makina, por burime nga policia bëjnë me dije se mjeti është dërguar në Policinë e Shkodrës dhe grupi i ekspertizës po punon për gjetjen e gjurmëve të gishtave të cilat mund të zbardhin plagosjen.

Gjetja e makinës është bërë pas marrjes në pyetje të të plagosurit, i cili ka dhënë indicie për mjetin.

Policia e Shkodrës po punon për gjetjen e provave, të cilat mund të ndihmojnë në zbardhjen e kësaj ngjarjeje, e cila ende vijon të jetë e mbuluar me mister.