Blinken me ministren gjermane: Gjermania të mbyllë Nord Stream2, nëse Moska sulmon Kievin

Publikuar më: 6/1/2022, ora 08:30
blinken 1280x720

Blinken me ministren gjermane: Gjermania të mbyllë Nord Stream2, nëse Moska sulmon Kievin

Publikuar më: 6/1/2022, ora 08:30

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, thekson nevojën që Gjermania të mbyllë gazsjellësin e ri Nord Stream 2, nëse Moska sulmon Kievin.

“Nga këndvështrimi ynë, është shumë e vështirë të shihet rrjedha e gazit përmes atij tubacioni, për ta parë atë të bëhet funksional, nëse Rusia rinovon agresionin e saj ndaj Ukrainës”, tha ai, së bashku me ministren e Jashtme gjermane Annalena Baerbock, në një vizitë në Uashington.

Blinken theksoi gjithashtu se “disa mund ta shohin Nord Stream 2, si levë që Rusia mund ta përdorë kundër Evropës, por në fakt, është një levë që Evropa duhet ta përdorë kundër Rusisë”.

Në takimin me ministren e Jashtme gjermane, sekretari amerikan njoftoi se u diskutua edhe për Kinën, për të cilën të dyja vendet bien dakord për rëndësinë e koordinimit transatlantik.

“Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara bien dakord për rëndësinë e koordinimit transatlantik për Kinën, sepse ai paraqet një sfidë të rëndësishme për vlerat tona të përbashkëta; ndaj ligjeve, rregullave dhe marrëveshjeve që nxisin stabilitetin, prosperitetin dhe lirinë në mbarë botën”.