Deklarata e OBSH: U krijuan kushtet për variante të reja të koronavirusit, Omicron nuk është fundi

Përditësuar më: 6/1/2022, ora 21:33
162808390 29c24b17 f9c2 4ec3 9a64 1027d9eb33b6

Deklarata e OBSH: U krijuan kushtet për variante të reja të koronavirusit, Omicron nuk është fundi

Përditësuar më: 6/1/2022, ora 21:33

“Alfa, Beta, Delta, Gamma dhe Omicron tregojnë se për shkak të niveleve të ulëta të vaksinimit krijuam kushtet perfekte për daljen e varianteve të reja të virusit”

Kjo ishte deklarata e fundit e kreut të OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus i cili gjithashtu hodhi poshtë zërat e ditëve të fundit se Omicron mund të startojë fundin e pandemisë. Sipas tij, virusi ka ende potencial për të krijuar variante të reja.

Në lidhje me variant Omicron, Ghebreyesus u shpreh se javën e fundit u shënua numri më i lartë i infektimeve që nga nisja e pandemisë, por shtoi se të dhënat tregojnë se ky variant është më pak i rëndë se Delta, të paktën për të vaksinuarit.

Megjithatë, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë nuk e konsideron Omicron si një variant të “lehtë”.