Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Falsifikonte testet e Covid-19, arrestohet pronarja e agjencisë së udhëtimit

Nga A2 CNN
6 Janar 2022, 09:34 | Aktualitet
Falsifikonte testet e Covid-19, arrestohet pronarja e agjencisë së

Një grua, pronare e një agjencie udhëtimi, është arrestuar, këtë të enjte, pasi akuzohet se falsifikonte testet e Covid-19, në emër të një klinike në Tiranë.

Në pranga, ka përfunduar shtetasja A. R., 56 vjeçe, banuese në Durrës, pronare e një agjencie udhëtimi, e cila falsifikonte testet e Covid-19, në emër të një klinike në Tiranë. 

Gjithashtu, në kuadër të operacionit, në bashkëpunim edhe me Policinë Kufitare në Portin e Durrësit, u kapën dhe u proceduan penalisht dy shtetas, të cilët tentuan të kalonin kufirin për në Itali, me teste të falsifikuara nga pronarja e agjencisë së udhëtimit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani