Gafa e dyshes Hysaj-Strakosha i fal penalltinë Bajramit

Përditësuar më: 6/1/2022, ora 16:49

Gafa e dyshes Hysaj-Strakosha i fal penalltinë Bajramit

Përditësuar më: 6/1/2022, ora 16:49

Tre lojtarë të kombëtares shqiptare ishin protagonistë të golit të parë të ndeshjes Lazio-Empoli.

Sapo nisi ndeshja, në minutën e pestë të saj, Elseid Hysaj kthen keq me kokë një top për portierin Thomas Strakosha, i cili nga ana e tij nuk llogarit mirë daljen dhe mbërrin me vonesë te topi, duke i shkaktuar faull sulmuesit të Empolit, Di Francesco.

Arbitri akordon 11-metërsh, të cilin e merr përspipër Nedim Bajrami. Numri 10 i Empolit dhe Shqipërisë tregohet i saktë, duke mposhtur Strakoshën dhe duke shënuar golin e parë të përballjes.

Ndeshja përfundoi në barazim 3-3.