Jozefina Topalli poston foto nga PD e blinduar: Pa fjalë

Përditësuar më: 6/1/2022, ora 20:58
selia e pd lyhet  1280x720

Jozefina Topalli poston foto nga PD e blinduar: Pa fjalë

Përditësuar më: 6/1/2022, ora 20:58

Ish-kryetarja e PD, Jozefina Topalli ka postuar në rrjetet sociale një foto që sipas saj është nga ambientet e brendshme të Partisë Demokratike.

Në foto shihen dyert e fortifikuara me çelik të selisë së PD, pothuajse të blinduara, të cilat janë vendosur në ditët e fundit.

Dy ditë më parë, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi se në selinë e Partisë Demokratike po kryen punime për restaurimin e saj.

Ndryshimet kaq të forta të sigurisë në PD vijnë përpara protestës së të shtunës së mbështetësve të Sali Berishës, për të cilët ka përfunduar dhe afati i lënë Lulzim Bashës për t’u larguar nga selia.