Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Kapja e 119 kg kokainë në Durrës, ndalohet një agjent i AKU-së dhe një punonjës dogane

Nga A2 CNN
6 Janar 2022, 21:50 | Kronikë
Kapja e 119 kg kokainë në Durrës, ndalohet një agjent i

Një agjent i AKU-së dhe një punonjës dogane në Durrës janë ndaluar për rastin e 119 kg kokainë që u sekuestruan në një kamion.

Sipas informacioneve paraprake, inspektori i AKU Durrës dhe doganieri i Doganës, të dy operativ në Portin e Durrësit, janë ndaluar nën akuzën për shpërdorim detyrës dhe mosndjekjen e procedurave standarde të kontrollit të konteinerit me banane, në të cilën u gjet sasia e lëndës narkotike.

Në polici janë shoqëruar 9 persona që janë marrë në pyetje në lidhje me rastin, por ende nuk ka konfirmim për të arrestuar mes tyre.

https://a2news.com/2022/01/06/trafikimi-i-119-kg-kokaine-merren-ne-pyetje-doganieret-dhe-punonjesit-e-skanerit/

A2 CNN Livestream

Dita jonë