Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

“Komanda Amerikane e Operacioneve Speciale për Europën, do të ngrejë Shtabin e saj Pararojë në Shqipëri”

Nga A2 CNN
6 Janar 2022, 16:26 | Politikë
“Komanda Amerikane e Operacioneve Speciale për Europën, do

Kryeministri Edi Rama ndau përmes një videomesazhi në rrjetet sociale se Komanda Amerikane e Operacioneve Speciale për Europën, do të ngrejë Shtabin e saj Pararojë në Shqipëri.

Sipas kreu të qeverisë, kjo komandë do të sigurojë ndërveprueshmëri më të lartë, si dhe transport e fleksibilitet logjistik.

“Nga Gjermania doli deklarata e komandës së forcave operacionale të SHBA-së, e cila operon për Europën dhe ka vendosur të ngrejë në Shqipëri një shtab të bazës së forcave operacionale speciale. Vendndodhja në Shqipëri do të sigurojë një ndërveprueshmëri me aleatët shqiptarë, qasje të transportit dhe fleksibilitet logjistik”, shprehet kryeministri.

A2 CNN Livestream

Dita jonë