Masat më të ashpra kundër të pavaksinuarve, Duterte: Do t’i arrestoj

Përditësuar më: 6/1/2022, ora 18:46
vaksina shqiperi 1280x720

Masat më të ashpra kundër të pavaksinuarve, Duterte: Do t’i arrestoj

Përditësuar më: 6/1/2022, ora 18:46

Shumë vende kanë vendosur masa shumë të ashpra kundër personave të pavaksinuar ndaj koronavirusit, por askush nuk mund të krahasohet me Filipinet.

Presidenti i këtij vendit, Rodrigo Duterte, i lakuar shpesh herë për vendimet e tij ekstreme, është shprehur së fundi se personat që nuk e kanë marrë vaksinën kundër koronavirusit do të arrestohen nëse nuk i binden urdhrit për të qëndruar në shtëpi.

Në një deklaratë në median kombëtare, Duterte iu bëri thirrje liderëve lokalë që të tregohen vigjilentë dhe të mos tolerojnë asnjë person të pavaksinuar të thyejë rregullat e qëndrimit në shtëpi.

Infektimet ditore janë rritur ndjeshëm në Filipine prej shtatorit dhe në 24 orët e fundit 17200 persona të tjerë rezultuan pozitivë, ndikuar kjo dhe nga varianti i ri Omicron.