Ndodh në Kuvajt, i “arratiset” luani nga shtëpia, pronarja e merr në krahë

Përditësuar më: 6/1/2022, ora 21:58

Ndodh në Kuvajt, i “arratiset” luani nga shtëpia, pronarja e merr në krahë

Përditësuar më: 6/1/2022, ora 21:58

Një video krejt e pazakontë është filmuar në rrugët e Kuvajtit, ku shihet një grua teksa mban në krah luanin e shtëpisë, i cili ishte “arratisur” më herët.

Videoja është regjistruar në Sabahiya dhe aty tregohet vështirësia që ka gruaja për të mbajtur të bindur mbretin e kafshëve, që duhet thënë është ende këlysh.

Në Lindjen e Mesme shumë njerëz të pasur mbajnë kafshë të egra, si luanë, tigra apo leopardë për të treguar luksin.