Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Nga e zeza në të bardhë, BMW prezanton makinën elektrike që ndryshon ngjyrë

Nga A2 CNN
6 Janar 2022, 15:11 | Teknologji

BMW zbuloi makinën e saj më të re, atë që ndryshon ngjyrën, nga e zezë në të bardhë dhe anasjelltas, vetëm përmes një aplikacioni të instaluar në telefonin celular.

Makina u prezantua në Shfaqjen e përvitshme të Teknologjisë Elektronike në Las Vegas. Ajo quhet BMW iX, dhe ngjyra ndryshohet përmes bojës elektronike, që është një kombinim I kimisë, fizikës dhe elektronikës dhe ngjason shumë me letrën, teksa përdor pigmentet që përdoren edhe në industrinë e printimit ditët e sotme.

Kështu drejtuesi i mjetit mund të përshtatë ngjyrën e makinës, sipas dëshirës, në situata të ndryshme. 

“Kjo është makina e parë në botë që ndryshon ngjyrën. Shumë kanë dështuar më përpara, kanë bërë projeksione të gabuara por sot është realitet, makina që ndryshon ngjyrën përmes bojës teknologjike”, tha Stella Clarke, inxhiniere e BMW.

Kur stimulohet nga sinjale elektrike, teknologjia “elektroforetike” bën që ngjyra, menjë klik në aplikacion, të ndryshojë menjëherë pigmentin e ngjyrës në sipërfaqe, duke bërë që e gjithë sipërfaqja, në 2-3 sekonda, të ndryshojë totalisht. Kur merr ngjyrën e bardhë, makina thith më lehtësisht rrezet e diellit ndërsa në kohë me shi, makina vishet në të zezën e errët, në maksimumin e ngjyrës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani