Nis vala “Omicron”, rritje e shpejtë e infektimeve, por spitalet janë të qeta

Përditësuar më: 6/1/2022, ora 13:58

Nis vala “Omicron”, rritje e shpejtë e infektimeve, por spitalet janë të qeta

Përditësuar më: 6/1/2022, ora 13:58

Qarkullimi me shpejtësi i variantit Omicron po rrit ndjeshëm infektimet në vend. Veçanërisht pas festave, rastet pozitive me koronavirus janë disa herë më të larta se javët e mëparshme.

Për ekspertët, kjo valë infektimesh që sapo ka nisur do të mbizotërohet nga Omicron. Por epidemiologu Ilir Alimehmeti thotë se nuk duhet t’i trembemi shifrave të infektimeve, por situatës në spitale që momentalisht nuk ka ndryshime.

“Numërimi i rasteve të reja nuk bën sens të madh, na intereson ana klinike, a kanë nevojë për spital. Janë 107 vetë të tillë deri më tani, dhe këto janë potencialisht raste Delta, për ato Omicron duhet të presim rreth 2 javë”, thotë Alimehmeti.  

Ndryshe nga variantet e tjera të koronavirusit, Omicron ka shenjat tipike të gripit të stinës. Me qarkullimin edhe të virozave respiratore në këtë periudhë bëhet më i vështirë identifikimi i virusit.

Por a do të kishte efekt shtrëngimi i masave anti-COVID në frenimin e përhapjes së Omicronit. Ashtu si gjithë bota, edhe Shqipëria është në fillimet e valës nga varianti Omicron, i cili ka transmetueshmëri shumë të lartë. Sipas OBSH-së, fundi i janarit dhe fillimi i shkurtit, do të shënojë pikun e infektimeve në mbarë botën.