Nuk ka fitues, Juventus dhe Napoli ndahen në paqe

Publikuar më: 6/1/2022, ora 22:40
d090e654f8ea6cf91b057f772d8e452co2

Nuk ka fitues, Juventus dhe Napoli ndahen në paqe

Publikuar më: 6/1/2022, ora 22:40

Ka përfunduar në barazim 1-1 superndeshja e javës së 20 të kampionatit italian mes Juventusit dhe Napolit.

Ky barazim i shërben më shumë dy vendeve të para të renditjes Interit dhe Milanit, të cilat thellojnë më shumë diferencën me ndjekëset.

Ndonëse me zgjedhje të reduktuara për shkak të koronavirusit, të dy ekipet u munduan të japin maksimumin në fushën e lojës.

Ishte Napoli ai që kaloi i pari në avantazh në minutën e 23 të takimit falë një goditje shumë të bukur të Mertens që kaloi në këmbët e të gjithë mbrojtjes juventine.

Vendasit u hodhën në sulm në pjesën e dytë duke shtuar forcat në repartin ofensiv dhe arritën të gjejnë golin e barazimit në minutën e 54 me Chiesa.

Në pjesën e mbetur nuk munguan rastet për gol në të dyja fushat, por rrjetat mbetën të paprekura deri në fund, duke bërë kështu që të dy ekipet të shkojnë në shtëpi me nga një pikë.

Kjo javë e Serie A nuk ishte aspak e zakonshme pasi disa prej takimeve të parashikuara për t’u luajtur sipas kalendarit, nuk u lejuan nga autoritetet shëndetësore për shkak të rasteve me koronavirus.