Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

“PD, parti e rinisë dhe jo burg i sigurisë së lartë”, FRPD thirrje demokratëve për të protestuar më 8 janar

Nga A2 CNN
6 Janar 2022, 12:18 | Politikë

Të rinjtë e FRPD-së kanë shkuar mesditën e sotme në selinë blu, por dyert kanë qenë sërish të mbyllura. Në një deklaratë për mediat, ata thanë se do të zhvillonin mbledhjen në lidhje me protestën e 8 janarit. Sipas tyre, kjo është një situatë e turpshme, pasi PD-ja nuk është pronë e askujt.

“Ishim për të bërë një mbledhje për protestën e së shtunës, jemi përballur me mbyllje të dyerve. Kjo është një situatë e turpshme që ka ndodhur në kaq vite, kjo seli nuk është pronë e askujt, është e demokratëve dhe të rinjve. Është hera e parë që përballemi më këtë situatë. Ne kemi hyrjen tonë për të hyrë në zyrat e PD-së nuk është e nevojshme. Nuk jemi ne një grup të rinjsh, rrezik për këtë seli. Kjo është një mbyllje për çdo mendim ndryshe. FRPD-ja do të jetë pjesë e protestës”, thotë njëra nga vajzat e FRPD.

Gjatë deklaratës së të rinjve, në dyert e selisë së PD-së u shfaqën edhe pankarta: PD është parti e rinisë dhe jo burg i sigurisë së lartë.

Ata u shprehën se nuk e pranojnë këtë lloj të ardhmeje në PD dhe ftuan të gjithë demokratët që të marrin pjesë në protestën e 8 janarit.

“Është hera e parë që në këto 7 vite angazhimi përballem një akt të tillë urzurpues e realitet i turpshëm. Ne nuk duam parti më dyer të mbyllura, por të hapura. Ne nuk e pranojmë këtë lloj të ardhmeje me dyer të mbyllura. Më 8 janar, çdo demokrat ka përgjegjësi të dënojë marrjen peng të PD-së dhe ftoj çdo demokrat të bëhet pjesë e kësaj proteste dhe të rikthejë dinjitetin e nëpërkëmbur të PD-së”, shprehet një tjetër.

“Ti mbyllësh derën të rinjve është t'i mbyllësh derën të ardhmes”, thotë një tjetër e cila krahason situatën në PD me regjimin komunist.

“Turpi vazhdon. Një pjesë të shëmtuar të regjimit komunist, po e përjetoj sot”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë