Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Pediatrit italianë: Në një javë, janë rritur me 86% rastet e fëmijëve me COVID, si dhe janë dyfishuar shtrimet në spital

Nga A2 CNN
6 Janar 2022, 11:44 | Bota
Pediatrit italianë: Në një javë, janë rritur me 86%

Përhapja e pandemisë në Itali po merr sërish përmasa të frikshme, dhe kësaj radhë nuk po kursen edhe fëmijët.

Brenda vetëm një jave, vendi fqinj ka parë një dyfishim të rasteve, aktualisht pozitive, që kanë kaluar nga rreth 600 mijë në pothuajse 1 milion e 300 mijë, duke shënuar një +111%, dhe statistikat e shtrimeve në spital dhe të terapive intensive janë po ashtu në rritje domethënëse.

Shifra shqetësuese, aq sa fondacioni Bill Gates në SHBA ka përllogaritur në një raport të ditëve të fundit që vendi i BE-së mund të përjetojë deri në 500 viktima në ditë, brenda muajit shkurt.

Por sot, vijnë lajme shqetësuese edhe aty ku pandemia dukej më pak agresive. Sipas raportit të sotëm të Federatës Italiane të instituteve spitalore (FIASCO), në periudhën 28 dhjetor - 3 janar, është rritur me 86% numri i fëmijëve dhe të rinjve nën 18 vjeç, të infektuar me COVID-19.

Edhe pse në përgjithësi virusi ka pasoja më të lehta se në moshat më të mëdha, sërish rastet serioze që kanë pasur nevojë për shtrirje në spital janë dyfishuar, ndërkohë që janë trefishuar rastet në terapi intensive, edhe pse mbeten në shifra ende të vogla.

Sipas Giuseppe Banderali, zëvendëspresidentit të Federatës së Pediatrisë në Itali, “shohim një rritje domethënëse, veçanërisht te fëmijët nën 12-vjeç”, dhe është logjikshme sepse në vjeshtën dhe dimrin e kaluar ato bënin një jetë të izoluar, ndërkohë që tani jetojnë pothuajse normalisht, nuk janë të vaksinuar dhe virusi përhapet më shpejt aty”.     

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani