Plagosja e 36-vjeçarit në Vlorë, gjendet e djegur makina që dyshohet se përdorën autorët

Publikuar më: 6/1/2022, ora 09:54

Plagosja e 36-vjeçarit në Vlorë, gjendet e djegur makina që dyshohet se përdorën autorët

Publikuar më: 6/1/2022, ora 09:54

Ka zhvillime pas ngjarjes së djeshme ku në lagjen Pavarësia të Vlorës një 36-vjeçar u plagos në dorë me armë zjarri.

Sipas autoriteteve policore, është gjetur i djegur një automjet i markës “Audi Q7”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e  ngjarjes.

Mjeti është gjetur në një rrugë dytësore të fshatit “Trevëllazër”, në një zonë kodrinore pak kilometra larg qytetit. dhe dyshohet të jetë përdorur nga autorët e ngjarjes kriminale.  Sipas burimeve automjeti ishte identifikuar më herët edhe nga sekuestrimi i kamerave të sigurisë në zonë.  Nga mbetjet, duket e vështirë të sigurohen prova që mund të ndihmojnë hetimin.

Mjeti i djegur

36-vjeçari Diego Hanaj u plagos në dorë, para një marketi nga të panjohur. Burime pranë grupit hetimor, sqarojnë se ekzekutimi është kryer nga një armë automatike, pasi në brendësi të mjetit, ku dyshohet se kanë qenë dy persona,  është qëlluar në drejtim të tij, ndërkohë që janë gjetur dy karikatorë kallashnikovi. 

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe grumbullimin e provave që do të çojnë në identifikimin e autorëve të ngjarjes.

I plagosuri është kunati i vëllezërve Brahimaj. Isuf Brahimaj u ekzekutua me shpërthim eksplozivi në vitin 2014. Ndërsa i ati ka qenë i përfshirë në një vrasje në rrethana familjare, disa vite më parë.