Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Referendumi i Berishës, Bardhi: Hartoi listat vetë dhe votoi vetë

Nga A2 CNN
6 Janar 2022, 16:32 | Politikë
Referendumi i Berishës, Bardhi: Hartoi listat vetë dhe votoi vetë

Gazment Bardhi, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, deklaroi se Sali Berisha ka bërë manipulime me firmat e mbledhura për referendumin.

Para gazetarëve, Bardhi tha se Berisha ka hartuar listat me emra dhe ka votuar vetë: “Berisha dhe cilido që ka vendosur interesat e tij mbi ato të demokratëve, kanë thënë se u realizua një referendum ku morën pjesë 44 000 anëtarë. Në fakt, institucionet e PD-së kanë zgjedhur që në nisje të kësaj farse për të kamufluar interesin e halleve personale, që mos të merren me këto gjëra. Kjo ka qenë arsyeja që nuk jemi marrë kurrë me asnjë proces jolegjitim. Në degën ku rezulton i regjistruar dhe zoti Basha, u pa se çfarë ndodhi. Sot, çdo shqiptar, çdo demokrat, ka parë se si nga 117 anëtarë të PD-së, nga rreth 190 individë që kanë hyrë brenda ambienteve ku bëhej votimi, u pa se kishin marrë pjesë më shumë anëtarë”.

“Kur ky proces është manipuluar në mes të Tiranës, imagjino se çfarë është bërë në degë të tjera të Shqipërisë. Faktet e zbuluara vetëm në një nga degët e partisë e bëjnë të qartë faktin se shumica dërrmuese e demokratëve kanë zgjedhur të ardhmen. Berisha u demaskua. Në 31 vite politikë, ai ka provuar se nuk vendos asgjë mbi interesin personal”, shtoi Bardhi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë