Rriten fondet për investimet në teknologji, synohet sigurimi i të dhënave

Publikuar më: 6/1/2022, ora 13:37

Rriten fondet për investimet në teknologji, synohet sigurimi i të dhënave

Publikuar më: 6/1/2022, ora 13:37

Qeveria do të investojë më shumë në fushën e teknologjisë. Në tri vitet e ardhshme, vlera e planifikuar tejkalon 7 miliard lekë, pjesa më e madhe e të cilave pritet të shpenzohet gjatë këtij viti. (grafik 1)

Projektet synojnë të përmirësojnë infrastrukturën “hardware” dhe “software”; me synimin kryesor rritjen e sigurisë së menaxhimit të të dhënave në Ministrinë e Mbrojtjes, të Brendshme, atë të Drejtësisë, Policinë e Shtetit, Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe në agjencinë e re të lajmëruar më herët nga kryeministri Rama, për Median dhe Informimin.

Pandemia, sulmet e shpeshtuara kibernetike dhe rrjedhja e të dhënave personale e targave vlerëson si disa nga arsyet e shtimit të fondeve në drejtim të teknologjisë.

Gjithashtu, angazhimi i vendit në NATO dhe Këshillin e Sigurimit të Organizatë së Kombeve të Bashkuara duket se kanë nxitur rritjen e investimeve.

Në listën e Investimeve të Teknologjisë së Informacionit është edhe Inspektorati i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit.