Shaquille O’Neal një Babagjysh i vërtetë, lumturon mijëra fëmijë në një shkollë

Publikuar më: 6/1/2022, ora 18:29
Untitled collage 2022 01 06T182837.957 1280x720

Shaquille O’Neal një Babagjysh i vërtetë, lumturon mijëra fëmijë në një shkollë

Publikuar më: 6/1/2022, ora 18:29

Kampion në fushë dhe brenda saj. Shaquille O’Neal tregoi edhe njëherë se është një humanist i vërtetë dhe këtë gjë zgjodhi ta tregojë me rastin e festave të fundvitit.

Ish-kampioni i NBA dhe një prej lojtarëve më të dashur të basketbollit vendosi të dhurojë 1000 Play Station 5 për fëmijët e një lagjeje të varfër në McDonough të Georgias.

“Babai im ishte një rreshter, ndërsa nëna ime ishte thjesht një grua punëtore. Ata kishin pak, por më mësuan rëndësinë e të ndihmuarit të të tjerëve dhe për të qenë aty për nevojtarët”, rrëfen Shaq në një video i veshur si Babagjysh.

“Për këtë arsye mora në telefon një shokun tim në Nintendo dhe porosita 1000 Switch dhe 1000 PS5 dhe më pas bleva dhe disa biçikleta. Kur vajta në shkollën e McDonough fëmijët qanin nga gëzimi. Kjo ka rëndësi”, vijon rrëfimi i kampionit në basketboll.