Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

SHBA sanksionon Dodik, Vuçiç: Serbia nuk pajtohet me vendimin

Nga A2 CNN
6 Janar 2022, 16:38 | Ballkani
SHBA sanksionon Dodik, Vuçiç: Serbia nuk pajtohet me vendimin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se Beogradi zyrtar nuk pajtohet me vendimin e autoriteteve amerikane për vendosjen e sanksioneve ndaj anëtarit serb të presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës, Millorad Dodik dhe se Serbia nuk do t’i zbatojë ato.

Departamenti Amerikan i Thesarit ka publikuar një listë të zgjeruar sanksionesh për akte korrupsioni, e cila përfshin Millorad Dodik. Me të njëjtin vendim, u vendosën sanksione ndaj Televizionit Alternativ nga Banjalluka për shkak të lidhjes me anëtarin serb të presidencës trepalëshe.

“Serbia nuk mendon se zgjidhja qëndron tek sanksionet”, tha Vuçiç, që megjithatë shtoi se Beogradi duhet të mbajë marrëdhënie racionale me Uashingtonin.

Departamenti i Thesarit tha se sanksionet shprehin përkushtimin e administratës së Presidentit amerikan, Joe Biden, për të promovuar llogaridhënien “për ata që minojnë stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor, përmes korrupsionit dhe kërcënimeve ndaj marrëveshjeve afatgjata të paqes".

A2 CNN Livestream

Dita jonë