Uji i bekuar, besimtarët mbushin shishet: Është pastrim për shpirtin

Publikuar më: 6/1/2022, ora 14:12

Uji i bekuar, besimtarët mbushin shishet: Është pastrim për shpirtin

Publikuar më: 6/1/2022, ora 14:12

Besimtarët ortodoksë në Tiranë kremtuan “Ditën e Ujit të Bekuar”. Me shishe në duar dhe besimin në Zot, pas lutjeve dhe ndezjes së qirinjve, ata iu drejtuan vendit nga ku rrjedh uji i shenjtë.

Të vetëdijshëm se besimi është pastrimi i shpirtit dhe forca e çdo dite, besimtarët shprehen se për çdo vit e ndjekin këtë ritual.

Lutjet kryesore edhe për këtë vit pandemik, besimtarët i adresuan për më tepër shëndet në familjet e tyre.