Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

5 milionë dollarë për përhapjen e sportit tek të rinjtë, Ylli: Do e bëjnë gjatë gjithë shkollimit

Nga A2 CNN
7 Janar 2022, 11:47 | Sporte të tjera
5 milionë dollarë për përhapjen e sportit tek të

5 milionë dollarë do të jetë buxheti i destinuar sportit shqiptar, për një projekt të ri ku fokusi është përhapja e disiplinave të ndryshme tek të rinjtë, duke ndihmuar në mënyrë indirekte edhe federatat.

Për presidentin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, ky është buxheti më i lartë për sportin shqiptar, për të mundësuar përhapjen e sportit edhe në sistemin shkollor.

“Ky është një buxhet për të pasur mënyrë të fusim ekipet sportive në shkollë, nga klasa e gjashtë deri në universitete, pra për të mundësuar të rinjtë që gjatë gjithë formimit shkollor të kenë mundësinë të merren me një sport. Qeveria, pas një analize, vlerësoi që projektin ta dërgojë te Komiteti Olimpik”, sqaron Ylli për A2 CNN.  

Sipas tij, për momentin bëhet fjalë për një projekt pilot që përfshin basketbollin dhe volejbollin, por gjasat janë që të shtohen gjatë kohës federatat e tjera.

“Kemi caktuar trajnerët, koordinatoret, është projekt i madh që kërkon grupe pune dhe bazë materiale, bashkitë duhet të marrin përsipër palestrat e tyre, do të përfshihen edhe drejtoritë arsimore”, thotë kreu i KOKSH.  

Sipas tij, kjo ndihmon forcimin e shoqërisë shqiptare, sepse “më shumë sport, ul shpenzimet në shëndetësi, dhe përveç edukimit është edhe politikë dhe imazh, sepse atje ku ngrihet flamuri përfaqësohet vendi ynë”, dhe kjo është arsyeja sepse sipas objektivave të qeverisë dhe një projektligji të posaçëm, sportistët elitarë do të ndihmohen duke marrë grada ushtarake, në mënyrë që mos të braktisen edhe pas përfundimit të karrierës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë