Aksident në Cërrik-Belsh, mjeti i shkatërruar, shpëtojnë mrekullisht drejtuesi dhe pasagjeri

Publikuar më: 7/1/2022, ora 10:56
belsh 1 1280x720

Aksident në Cërrik-Belsh, mjeti i shkatërruar, shpëtojnë mrekullisht drejtuesi dhe pasagjeri

Publikuar më: 7/1/2022, ora 10:56

Një parakalim i gabuar dhe lagështira në asfalt kanë qenë shkaku i një aksidenti të rëndë të ndodhur sot në aksin Cërrik- Belsh, ku fatmirësisht drejtuesi dhe pasagjeri i mjetit të aksidentuar kanë shpëtuar.

Aksidenti në aksin Cërrik- Belsh

Gjendja e mjetit, pothuajse totalisht i shkatërruar, e shndërron në mrekulli faktin që dy personat gjenden të tronditura, por jashtë rrezikut për jetën.

Forcat zjarrfikëse dhe ato policore ndodhen në vendngjarje për të zbardhur dinamikat e aksidentit që mund të kishte pasoja fatale.