Aksident në Shkodër-Velipojë, ndërron jetë drejtuesi i mjetit

Publikuar më: 7/1/2022, ora 09:17
aksident 2 1280x720

Aksident në Shkodër-Velipojë, ndërron jetë drejtuesi i mjetit

Publikuar më: 7/1/2022, ora 09:17

Aksi rrugor Shkodër-Velipojë ka qenë sërish vendodhja e një aksidenti fatal në orët e para të ditës së sotme.

Një automjet të tipit Range Rover, për arsye ende të paqarta ka dalë nga rruga, dhe si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i saj, 29-vjeçari i identifikuar si shtetasi, Isa Kotrri.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të kësaj dalje nga rruga.