119 kg kokainë, arrestohen tre të tjerë. Firmosën letrat para se kontejneri të mbërrinte në port

Përditësuar më: 7/1/2022, ora 15:38

119 kg kokainë, arrestohen tre të tjerë. Firmosën letrat para se kontejneri të mbërrinte në port

Përditësuar më: 7/1/2022, ora 15:38

Tre nëpunës të Portit të Durrësit u arrestuan gjatë orëve të mbrëmjes, së të enjtes, për dosjen e 119 kilogramëve kokainë, të kapur më 30 dhjetor të vitit të kaluar.

Në pranga, ranë Lavdosh Zerba, 58 vjeç nga Durrësi, agjent doganor, Julian Merhori, i cili ka kryer veprimet në emër të 58-vjeçarit Zerba, si dhe Bujar Qyrku, nga Tirana, punonjës i AKU.

Deri në këtë pikë, hetimet mbahen në dëshmitë e punonjësve të arrestuar të firmës “Zico Sha”, ndërsa të dhënat e reja kanë treguar se shkresa që tregonte se ngarkesa hyri më 25 dhjetor është firmosur para se bananet të mbërrinin në port. Pas gati 3 ditësh, mbrëmjen e 30 dhjetorit, policia mori informacion se disa persona ende të paidentifikuar kishin ndaluar në Romanat të Durrësit, një kamion që transportonte një kontejner me banane, i cili ishte drejtuar për në magazinat e kompanisë në Vaqarr.

Gjatë kontrollit, policia gjeti dhe 119 kilogramë kokainë që vinin nga Ekuadori. Kontejneri kishte kaluar tranzit në Itali dhe autoritete italiane e gjetën të hapur ngarkesën dhe e shoqëruan me një raport lidhur me mungesën e disa paletave të përkthyera në kilogramë. Pas mbërritjes në Durrës, kontejneri kaloi me sukses dhe skanerin, duke dalë i pastër.

Përgjatë rrugës nacionale Durrës-Tiranë, në Romanat, kamioni që transportonte kontejnerin u ndalua nga disa persona ende të paidentifikuar, të cilët për disa minuta kontrolluan brenda kontejnerit dhe u larguan. Ngjarja shqetësoi përfaqësuesit e firmës importuese të bananeve, të cilët sipas dosjes, telefonuan Policinë e Shtetit 24 orë pasi kishte ndodhur ngjarja. Këta të fundit, mbërritën në magazinat e kompanisë 24 orë të tjera me vonesë, ndërsa në pranga kanë përfunduar vetëm 3 persona.

Dy drejtues kamionësh dhe administratori i import-eksportit të bananeve me Amerikën Latine.