Bayern e nis me këmbën e gabuar 2022, ndikojnë mungesat nga Covid

Përditësuar më: 7/1/2022, ora 22:30
ddc29a508ca774c0d9d04ab80edb4fe9o2

Bayern e nis me këmbën e gabuar 2022, ndikojnë mungesat nga Covid

Përditësuar më: 7/1/2022, ora 22:30

Bayern Munchen e ka nisur në mënyrë të gabuar vitin e ri 2022 në Bundesliga.

Bavarezët u mundën në shtëpinë e tyre 1-2 nga Borussia Monchengladbah, në një ndeshje të ndikuar dhe nga mungesat e shumta në formacion që vendasit kishin për shkak të infektimeve nga koronavirusi.

Ndonëse kaloi i pari në avantazh me anë të Lewandowski, Bayern pësoi dy gola të shpejtë në 45 minutat e para nga Neuhaus dhe Laines.

Në pjesën e dytë rrjetat qëndruan të paprekura ndonëse rastet nga të dyja kampet ishin të panumërta, me Monchengladbah që mund ta kishte mbyllur disa herë ndeshjen.

Me këtë rezultat Bayern rihap edhe njëherë kampionatin duke i dhënë mundësi Dortmund të afrohet më shumë drejt kreut të tabelës.