Berisha-kamerierit: Mercenarëve të Bashës të mos iu serviret sot e tutje asnjë kafe

Përditësuar më: 8/1/2022, ora 10:29

Berisha-kamerierit: Mercenarëve të Bashës të mos iu serviret sot e tutje asnjë kafe

Përditësuar më: 8/1/2022, ora 10:29

Pas prononcimit për media nga shkallët e selisë së Partisë Demokratike, Sali Berisha u ul në kafenenë pranë selisë, bashkë me figura të tjera të partisë, si ish-presidenti Bujar Nishani, deputeti Tritan Shehu, Genc Pollo, Edith Harxhi, etj.

Kur kamerieri erdhi për të marrë porosinë, Berisha e këshilloi që të mos u shërbejë më mbështetësve të Bashës.

“Mercenarëve të Bashës të mos iu serviret sot e tutje asnjë kafe. Ata rrinë atje dhe vijnë këtu. U thuaj s’keni punë, keni ardhur për misione që nuk mund të pranohet. Nuk është puna t’i diskriminojmë, por t’i ndihmojmë të largohen për në shtëpitë e tyre, sepse janë në mision shumë të gabuar. Ky lokal i mrekullueshëm ka mision tjetër, t’u shërbejë demokratëve”, tha Berisha.