Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Berisha nga selia e PD: Bashën do ta nxjerrim me pekule, s’ka mjete luftarake

Nga A2 CNN
7 Janar 2022, 13:30 | Politikë
Berisha nga selia e PD: Bashën do ta nxjerrim me pekule, s’ka mjete

Sali Berisha mbërriti, këtë të premte, në selinë e Partisë Demokratike, i shoqëruar nga mbështetës dhe anëtarë të komisionit të rithemelimit. Edhe pse nuk u përpoq të futej brenda selisë, Berisha tha se Basha po e trajton shtëpinë e demokratëve si pronë personale.

“Këto janë skenat e një njeriu, i cili kalon nga skandali në skandal, në akte të turpshme, të një njeriu që dëshmon se nuk i ka mbetur qoftë edhe një grimcë më e vogël e integritetit moral dhe politik, integritetit qytetar”, tha Berisha. “Midis nesh nuk ka dhe nuk mund të ketë njerëz të armatosur. Ne nuk mund të hyjmë për të dhunuar asnjë njeri, përveç se mercenarët të cilët i paralajmëroj të dalin nga ndërtesa. Bashën do ta nxjerrim me pekule”.

“A mundet kush të imagjinonte se një ish-lider i ri do të mbyllte karrierën politike, në vend të nënshtrimit të verdiktit të 44 mijë anëtarëve të partisë së tij, me shndërrimin në bunker të selisë së PD-së, bllokimin e hyrjeve në këtë seli për deputetët e PD-së, mbushjen e selisë me kriminelë. Qëndrimi ynë nuk ka të bëjë me një zyrë, dhomë apo karrige, por ka të bëjë me zbatimin e parimit më themelor mbi të cilin ndërtohen organizatat e lira, ndërtohen shoqëritë e lira, vendet e lira”.

“Ftoj të gjithë anëtarët e PD-së, 44 mijë dhe të tjerët që nuk morën dot pjesë në referendum. Të gjithë ata që firmosën në liri shkarkimin e ish-kryetarit të tyre, të bashkohen për të marrë në dorëzim shtëpinë e tyre. Garantoj të gjithë punonjësit e kësaj ndërtese se protestuesit nuk kanë asnjë hatërmbetjen më të vogël ndaj tyre. Problemi i vetëm që kanë është hapja e dyerve të kësaj shtëpie dhe natyrisht çlirimi i saj nga pengu i Edi Ramës. Nesër ftoj të gjithë deputetët e PD-së të bashkohen këtu dhe të mos qëndrojnë më asnjë minutë me një njeri i cili partinë që ata i besuan, e ktheu në parti blindash, burgu, bunkeri dhe bravash”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani