Çmimi e Bitcoin bie në nivelin më të ulët

Përditësuar më: 7/1/2022, ora 13:10
hypatia h 73f59a450dad0eb70989badb4c20a54b h d273db51c06f82de9740fdd3150c6bee 1024x559

Çmimi e Bitcoin bie në nivelin më të ulët

Përditësuar më: 7/1/2022, ora 13:10

Çmimet e Bitcoin kanë rënë në nivelin e tyre më të ulët, pas komenteve nga Rezerva Federale e SHBA-së.

Kriptomonedha ra në vlerë nga 47 000 dollarë, në fillim të kësaj jave, në më pak se 42 000 dollarë.

Kjo erdhi disa minuta nga mbledhja e Rezervës Federale, e cila sugjeroi se mund të rrisë normat e interesit.

Ngjarjet politike në Kazakistan kanë ngritur gjithashtu shqetësime për kapacitetin e rrjetit.

Për shkak të natyrës së tij globale dhe të decentralizuar, është e vështirë t’i atribuosh një rritje ose rënie të çmimit të Bitcoin një shkaku të vetëm. Por shumë komentues, kanë vënë në dukje mbledhjen e dhjetorit të Rezervës Federale si një faktor.

Procesverbali tregon se banka qendrore e Amerikës mund të rrisë normat e interesit më shpejt se sa kishin parashikuar disa dhe të shesë disa nga asetet e saj.