“Dita jonë” mbush sot 3 vjeç, nis emisionin duke kujtuar Nikola Teslan

Përditësuar më: 7/1/2022, ora 09:48

“Dita jonë” mbush sot 3 vjeç, nis emisionin duke kujtuar Nikola Teslan

Përditësuar më: 7/1/2022, ora 09:48

Emisioni “Dita jonë” mbush sot 3 vjeç nga nisja e transmetimeve në A2 CNN.

“Shumica e njerëzve janë kaq të përfshirë për të kuptuar botën e jashtme, saqë janë totalisht të pavëmendshëm rreth asaj çfarë po ndodh brenda vetes së tyre”. Me këtë shprehje “Dita jonë” kujton 79-vjetorin e vdekjes së inxhinierit dhe fizikantit Nikola Tesla.

Nikola Tesla ishte një inxhinier elektrik, fizikant dhe shpikës serbo-amerikan, i njohur për zbulimin e fushës magnetike rrotulluese, e cila ishte baza për rrymën alternative. Në vitin 1887, ai themeloi Kompaninë Elektrike Tesla dhe në fund të po këtij viti, ai patentoi me sukses shpikje të ndryshme në lidhje me rrymën alternative. Ai dha kontributin e tij në shumë fusha, duke përfshirë energjinë dhe robotikën.

Zbulimet e Teslës kanë hedhur themelet për shumë përparime teknologjike të shekullit të 20-të. Duke fituar “Luftën e Rrymave”, Tesla kërkoi një mënyrë për ta bërë botën pa tela. Pas vdekjes së tij, ai krijoi mbi 700 patenta, të cilat përfshinin motorin elektrik modern, telekomandën, transmetimin pa tel të energjisë, teknologjinë në bazë të lazerit dhe radarit, ndriçimin e parë prej neoni dhe fluoreshent, fotografitë e para me rreze X e shumë të tjera, që ne i përdorim në të përditshmen tonë.