Filmi që theu rekordet e Netflix

Përditësuar më: 7/1/2022, ora 10:24

Filmi që theu rekordet e Netflix

Përditësuar më: 7/1/2022, ora 10:24

Filmi “Don’t Look Up” i Adam McKay, ku interpretojnë Leonardo DiCaprio dhe Jennifer Lawrence, si një çift shkencëtarësh që përpiqen të bindin botën të marrë seriozisht një asteroid, ka thyer rekorde në Netflix.

Në vetëm 2 javë në Netflix, filmi ka regjistruar 152 290 000 orë transmetim, duke e vendosur atë në krye të renditjes së filmave në gjuhën angleze të shikuar globalisht.

“Don’t Look Up”, në të cilin gjithashtu interpreton Meryl Streep, Cate Blanchett, Jonah Hill dhe Timothée Chalamet, u shfaq në kinema më 10 dhjetor përpara se të shfaqej në Netflix, 14 ditë më vonë. Madje që në 2 ditët e para të transmetimit në Netflix, filmi regjistroi mbi 111 milionë orë shikime.

Në vendin e dytë qëndron “The Unforgivable” me Sandra Bullock, me 21,3 milionë orë shikime, i ndjekur nga “The Lost Daughter”, me 18,3 milionë orë.