ISHSH në Vlorë e Gjirokastër, administrata lokale e vaksinuar me të dyja dozat

Përditësuar më: 7/1/2022, ora 14:24

ISHSH në Vlorë e Gjirokastër, administrata lokale e vaksinuar me të dyja dozat

Përditësuar më: 7/1/2022, ora 14:24

Grupet e kontrollit të Inspektoriatit Shtetëror të Shëndetësisë kanë nisur kontrollet në administratën shtetërore dhe punonjësit e marketeve, të cilët duhet të jenë të vaksinuar si kusht për të vijuar punën e tyre.

Në qarqet e Vlorës dhe Gjirokastrës, prej tri ditësh grupet e inspektimit kanë nisur verifikimin në terren. Nga konstatimet e këtyre ditëve rezulton në një masë të madhe se punonjësit e administratës të institucioneve lokale në qarkun e Vlorës janë të vaksinuar me të dyja dozat.

Edhe në qarkun e Gjirokastrës Inspektoriati Shëndetësor Shtetëror, ka konstatuar se në pjesën  dërrmuese punonjësit e administratës janë të vaksinuar.

Grupet e inspektimit do të vijojnë kontrollet edhe në ditët në vijim, dhe pas paralajmërimeve dhe këshillimeve për personat që nuk janë vaksinuar do të merren masa administrative sipas parashikimit ligjor, duke i larguar nga vendi i punës.