Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Kontrolli i pagave, Katia: Nuk zgjidhet me fushatë, të përshtatet paketa fiskale

Nga A2 CNN
7 Janar 2022, 19:58 | Ekonomi
Kontrolli i pagave, Katia: Nuk zgjidhet me fushatë, të përshtatet

Rrjedhja e të dhënave të pagave tregoi se në një pjesë të konsiderueshme të tyre ushtrohej evazion, pra deklarohej më pak nga sa realisht ishin.

Kryeministri Rama njoftoi në konferencën e fundvitit se bizneset do të kishin kohë deri më 20 janar për t’u vetërregulluar, ndërsa pas asaj date tatimet do të nisin kontrolle tek ato sipërmarrje, që kanë deklarime pagash të ulëta.

Për ish -zëvendës drejtuesen e përgjithshme e Tatimeve, Elisabeta Katia, procesi i formalizimit të pagave mund të ndihmohet nëpërmjet një pakete të duhur fiskale.

Nga mbi 650 mijë të punësuar, rreth 40 për qind e tyre rezultojnë se paguhen me pagë minimale prej 30 mijë lekësh, niveli  më i lartë i evazionit në tregun e punës se çdo vend tjetër Ballkanit Perëndimor e Europë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë