Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Kriza në Ukrainë, Franca: Putin po anashkalon BE-në duke folur direkt me Biden

Nga A2 CNN
7 Janar 2022, 16:05 | Bota
Kriza në Ukrainë, Franca: Putin po anashkalon BE-në duke folur

Rusia po përpiqet të anashkalojë Bashkimin Europian, duke mbajtur bisedime drejtpërdrejtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës lidhur me Ukrainën. Kjo deklaratë vjen nga Franca, që kërkon respektimin e bllokut të BE-së në politikat ndërkombëtare.

Jean-Yves Ledrian, ministër i Jashtëm i Francës, shprehet: “Vladimir Putin dëshiron që të anashkalojë Bashkimin Europian. Këtë kërkon ta bëjë pasi ai nuk ka asnjë konsideratë për BE-në dhe është totalisht i përkushtuar në përpjekjet për të dëmtuar unitetin europian, i cili po forcohet. Ne nuk mund të parashikojmë sigurinë dhe stabilitetin në Europë pa europianët”.

Tensionet mes Lindjes dhe Perëndimit janë rritur ndjeshëm kohëve të fundit. Retorika e luftës ka qenë shpesh e pranishme, ndërsa në kufirin pranë Ukrainës, janë rreshtuar rreth 100 mijë ushtarë të Rusisë. Për të gjetur një zgjidhje përmes dialogut, më 10 janar në Gjenevë të Zvicrës, do të mbahet raundi i parë i bisedimeve mes diplomatëve të Uashingtonit dhe atyre të Moskës.

Përpara se kjo të ndodhë, Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, bisedoi me homologun e tij rus, Sergey Shoigu. Ata diskutuan për mundësitë e reduktimit të rrezikut në kufirin mes Ukrainës dhe Rusisë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani