Kthehet në Premier League, Coutinho huazohet nga Barcelona tek Aston Villa

Përditësuar më: 7/1/2022, ora 15:12
coutinho y 1280x720

Kthehet në Premier League, Coutinho huazohet nga Barcelona tek Aston Villa

Përditësuar më: 7/1/2022, ora 15:12

Aston Vila gjeti marrëveshjen me Barcelonën, për huazimin e Filip Coutinho. Në këtë mënyrë, fantazisti do të kthehet të luajë në Premier Ligën angleze, deri në fund të këtij sezoni.

Sipas marrëveshjes, klubi nga Birmingami do të paguajë një pjesë të pagës së futbollistit, teksa largimi i brazilianit shërben për të stabilizuar financat e katalanasve dhe për të mundësuar federimin e Ferran Torres.

Barcelona e bleu Coutinho në vitin 2018 për 160 milionë euro. Me paratë e përfituara nga ky operacion, Liverpuli bleu Virgil van Dijk dhe portierin Allison.