Mbledhja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, diskutohen masat pas ardhjes së Omicron

Përditësuar më: 7/1/2022, ora 13:08

Mbledhja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, diskutohen masat pas ardhjes së Omicron

Përditësuar më: 7/1/2022, ora 13:08

Vaksinimi dhe doza përforcuese është domosdoshmëri, në kushtet e përhapjes në vendin tonë të variantit Delta dhe Omicron.

Ky është theksi që doli sot nga mbledhja e radhës të Komitetit Teknik të Ekspertëve, ku mori pjesë ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Manastirliu nënvizon se vaksinimi ndaj COVID-19 është mjeti më i mirë për të shmangur format e rënda të sëmundjes dhe fatalitetet.

“Zbatimi rigoroz i masave në fuqi, mbajtja e maskës në të gjitha ambientet e brendshme dhe kudo ku nuk ruhet distanca, shmangja e grumbullimeve dhe ruajtja e distancës, si dhe higjiena ndihmojnë në kufizimin e përhapjes së virusit”, theksoi ministrja.