Me pistoletë në makinë, arrestohet aktori i “Gomorrah”

Përditësuar më: 7/1/2022, ora 22:42
Untitled collage 2022 01 07T224204.343 1280x720

Me pistoletë në makinë, arrestohet aktori i “Gomorrah”

Përditësuar më: 7/1/2022, ora 22:42

Vincenzo Sacchettino, i njohur për interpretimin e personazhit të “Danielino” në filmin e njohur italian “Gomorrah”, u arrestua mbrëmjen e së premtes nga policia në lagjen “Scampia” në Napoli.

Të riut, me precedent të mëparshëm penalë, iu gjet në makinë një armë zjarri paleje dhe për këtë arsye ai tentoi të arratisej, por u ndalua nga efektivët.

Tashmë aktori ndodhet prapa hekurave dhe do të përballet me akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe rezistencës ndaj një funksionari publik.