Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Ndërron jetë ylli i parë me ngjyrë i Hollivudit

Nga A2 CNN
7 Janar 2022, 17:29 | Showbiz

Sidney Poitier, ai që konsiderohet si ylli i parë me ngjyrë i Hollivudit dhe fitues i çmimit Oscar, ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare.

Poitier fitoi çmimin më të madh kinematografik në vitin 1963, për rolin e tij në filmin "Lilies of the Field," ku interpreton një punëtor që ndihmon një grup murgeshash që të ndërtojnë një kishë.

Filmat e tij më të njohur kanë trajtuar tematikën e tensioneve raciale në SHBA dhe rolet e tij kanë bërë që njerëzit me ngjyrë të mos shikoheshin më vetëm si shërbëtorë, por edhe si mjekë, mësues apo detektivë.

https://www.youtube.com/watch?v=qCzTyxXPy1o&t=76s

A2 CNN Livestream

Dita jonë