Nga Basha te kërkesa për dorëheqje e Ramës, çfarë pritet nga protesta e të shtunës?

Përditësuar më: 7/1/2022, ora 14:27

Nga Basha te kërkesa për dorëheqje e Ramës, çfarë pritet nga protesta e të shtunës?

Përditësuar më: 7/1/2022, ora 14:27

Një ditë para protestës së thirrur nga komisioni i rithemelimit të PD-së, Indrit Hoxha tha në studion e “Ditarit” në A2 CNN se kjo protestë do të bëhet për të çliruar partinë dhe për të hyrë në shtëpinë e tyre të gjithë demokratët.

Sipas tij, nesër në orën 12:00, nis një valë protestash që do të përmbyllet me kërkesën për dorëheqje të kryeministrit Rama.

“Protesta nis nesër në orën 12:00 dhe do të vazhdojë se kur do të mbyllet e vendosin anëtarët e PD-së. Është shumica e njerëzve që do të jenë nesër në protestë që do të vendosë. Është nisja e protestave të një vale protestash që do të përmbyllen me kërkesën për dorëheqje të kryeministrit Rama”.

Hoxha theksoi se nesër do të ekzekutohet vendimi i referendumit të 18 dhjetorit dhe shprehu bindjen se Basha nuk do të jetë më në zyrën e kryetarit, teksa e paralajmëroi që të mos provokojë demokratët nesër.

“Basha do të largohet në mënyrë paqësore, ai nuk do të jetë më në zyrën e kryetarit. Basha të mos guxojë të provokojë e cenojë asnjë demokrat se do të mbajë përgjegjësi personale”.

Për Hoxhën “në selinë e PD-së nuk po bëhet rikonstruksion, por blindim i PD-së dhe bunker i Bashës e Bardhit për të mbajtur peng shtëpinë e demokratëve. Asnjë blind apo bravë nuk na ndalon dot të hyjmë nesër në shtëpinë tonë”, shtoi ai.