“Omicron do të spostojë Deltën”, mjekët optimistë: Është më i lehtë, nuk kemi të riinfektuar të shtruar

Përditësuar më: 7/1/2022, ora 15:41

“Omicron do të spostojë Deltën”, mjekët optimistë: Është më i lehtë, nuk kemi të riinfektuar të shtruar

Përditësuar më: 7/1/2022, ora 15:41

Ndryshe nga përhapja e variantit “Delta” në Shqipëri, mjekët infeksionistë nuk janë aq të shqetësuar me praninë e variantit Omicron.

Madje, ky mutacion i ri po shihet si shpëtim nga pandemia, i cili do të zhdukë variantet e formave më të rënda të Covid-19. 

Në dy spitalet Covid janë të shtruar mbi 110 pacientë, kryesisht të pavaksinuar.Lajmi i mirë është se të riinfektuarit nga pandemia deri tani nuk kanë pasur nevojë për shtrim në spital.

Aktualisht, në të gjithë Shqipërinë janë mbi 7 000 qytetarë të infektuar me koronavirus, ndërsa numri i humbjeve të jetëve ka arritur në më shumë se 3200, që nga nisja e pandemisë.