Përjetësisht “mami i Stiflerit”

Përditësuar më: 7/1/2022, ora 19:51

Përjetësisht “mami i Stiflerit”

Përditësuar më: 7/1/2022, ora 19:51

Aktorja Jennifer Coolidge është shembulli perfekt kur një rol të “damkos” përjetë. Në vitin 1999, ajo interpretoi rolin e Jeanine, në filmin “American Pie”.

Këtë rol, që njihet nga të gjithë si “mami i Stiflerit”, ajo e luajti sërish edhe në 4 filma të tjerë të sagës. Kjo bëri që, pavarësisht se në vitet në vijim mori pjesë në filma të suksesshëm si “Zoolander”, “Legally Blonde” apo “Down to Earth”, nofka të mos i hiqej.

Vitet e fundit, Jennifer Coolidge ka pasur sukses në serialet televizive, madje tashmë është edhe e nominuar për një “Golden Globe” për rolin e Tanya McQuoid, në “The White Lotus”. 

Ceremonia do të zhvillohet në 9 janar dhe ajo konkurron për çmimin e aktores më të mirë me Kaitlyn Dever, Andie MacDowell, Sarah Snook dhe Hannah Waddingham. Nëse fiton çmimin e madh, pas 30 vitesh karrierë dhe më shumë se 100 filmash, 61-vjeçarja mund të heqë më në fund nga vetja nofkën “mami i Stiflerit”.

Por, edhe nëse humbet, interpretimi i saj në këtë serial, sipas ekspertëve, ka bërë që të shihet dhe të njihet nga kritika si një aktore serioze dhe me vlera.