Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Trupat ruse në Kazakistan, Presidenti i vendit: Rendi kushtetues është rivendosur në pjesën më të madhe

Nga A2 CNN
7 Janar 2022, 08:43 | Bota
Trupat ruse në Kazakistan, Presidenti i vendit: Rendi kushtetues

Forcat e udhëhequra nga Rusia kanë mbërritur në Kazakistan me kërkesë të liderit autoritar të vendit, për të shtypur protestat antiqeveritare.

Ministria e Brendshme tha se 26 kriminelë të armatosur ishin eliminuar, ndërsa 18 oficerë sigurie u vranë gjatë trazirave, të shkaktuara nga rritja e çmimit të karburantit.

Në kryeqytetin ekonomik të Kazakistanit, Almaty, të enjten pasdite, pati të shtëna me armë zjarri dhe shpërthime me forcat e policisë që shiheshin duke gjuajtur me armë zjarri, pasi rrethuan një grup prej rreth 200 personash, njoftoi shërbimi rus i lajmeve Sputnik.

Ushtria u vendos gjithashtu të enjten pasdite, duke përfshirë parashutistët rusë të dërguar nga Moska pasi presidenti Kassym-Jomart Tokayev i kërkoi organizatës rajonale ndërqeveritare ushtarake CSTO që të ndërhynte.

OKB, SHBA, Britania e Madhe dhe Franca u kanë bërë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga dhuna.

Interneti nuk funksionon dhe pak informacione të pavarura po vijnë. Më shumë se 3000 njerëz janë arrestuar, tha Ministria e Brendshme.

Sipas mediave lokale, në të gjithë vendin janë ngritur 70 postblloqe.

Në një deklaratë të premten, presidenti Kassym-Jomart Tokayev tha se rendi kushtetues ishte rivendosur kryesisht në të gjitha rajonet e vendit dhe se autoritetet lokale ishin në kontroll të situatës.

Presidenti, i cili ka fajësuar "terroristët të trajnuar” nga të huajt për trazirat pa dhënë dëshmi, tha se operacionet do të vazhdojnë derisa "militantët të eliminohen plotësisht".

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani