Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Protesta përpara PD, Flamur Hoxha: Tragjike, ka njerëz që duhet të mbajnë përgjegjësi

Nga A2 CNN
7 Janar 2022, 19:46 | Politikë
Protesta përpara PD, Flamur Hoxha: Tragjike, ka njerëz që duhet

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Hoxha u shpreh në Ditarin e mbrëmjes në A2 CNN se asnjëherë nuk e kishte menduar se demokratët do të dilnin në një protestë kundër njëri-tjetrit.

Në një intervistë një ditë para protestës së thërritur nga Sali Berisha, Hoxha deklaroi se dikush duhet të mbajë përgjegjësi për situatën e krijuar si dhe iu kërkoi demokratëve të heqin dorë nga militantizmi dhe të reflektojnë.

“Kurrë nuk e kisha menduar që pas 25 prillit do të mblidheshim për të protestuar në një oborr kundër njëri-tjetrit. Kjo është tragjike. Ka njerëz duhet që të mbajnë përgjegjësi. Njerëzit do ta mbajnë mend për vite të tëra këtë fillim viti jo normal, jo të këndshëm për ne që pretendojmë që të jemi për në BE. Nuk ka asnjë arsye që askush të thërrasë një protestë PD. Iu bëj thirrje anëtarëve të jenë të kujdesshëm dhe të të mendojnë çfarë kanë ndodhur këto 3-4 muaj dhe të mos kthehen në militantë. Përgjegjës kryesorë janë ata që organizuan “Foltoren”. Karrigia nuk është e askujt, por e shqiptarëve dhe e demokratëve”, tha Flamur Hoxha.

A2 CNN Livestream

Dita jonë