Shkaktuan skandal me publikimin e pagave, A2 CNN siguron fotot e 4 të arrestuarve

Përditësuar më: 10/1/2022, ora 11:30

Shkaktuan skandal me publikimin e pagave, A2 CNN siguron fotot e 4 të arrestuarve

Përditësuar më: 10/1/2022, ora 11:30

A2 CNN ka mundur të sigurojë fotot e 4 personave të arrestuar së fundmi pas hetimit të prokurorisë së Tiranës në lidhje me skandalin e publikimit të të dhënave të pagave për më shumë se 690 mijë punonjës në sektorin shtetëror dhe privat.

Në një konferencë për shtyp në orët e para të mëngjesit të së premtes, prokurorja Elisabeta Imeraj bëri me dije se të arrestuarit për këtë skandal janë dy specialistët e IT të Drejtorisë së Tatimeve Eni Qirjako dhe Andi Agaraj,  si dhe Klodian Sota dhe Endri Ikonomi dy përfaqësues të subjekteve private përmbarimore.

Kryeprokurorja e Tiranës, Imeraj zbardhi dhe skemën e rrjedhjes së informacionit ku specialistja e IT Tatimeve, Eni Qirjako ia kishte kaluar të dhënat kolegut të saj Agaraj, i cili për një shumë 20-30 mijë lekësh ua kishte shitur subjekteve private.  

Prokuroria e Tiranës vendosi të sekuestrojë më 23 dhjetor serverin e AKSHI-t ndërsa për publikimin e të dhënave të qytetarëve shqiptarë në gjendje të lirë është proceduar dhe drejtori i IT së tatimeve Ervin Muça.

Shënim: Në një version të mëparshëm të këtij artikulli është publikuar një fotografi e gabuar e Eni Qirjakos, autores së dyshuar të marrjes së të dhënave të pagave nga sistemi i tatimeve. Pas verifikimeve përkatëse, fotografia është hequr.