Shpërthen lënda plasëse në një makinë në lëvizje tek Unaza e re, plagoset shoferi dhe pasagjeri

Përditësuar më: 7/1/2022, ora 09:53
policia ne vlore plagose naten spital ambulanca 957x579

Shpërthen lënda plasëse në një makinë në lëvizje tek Unaza e re, plagoset shoferi dhe pasagjeri

Përditësuar më: 7/1/2022, ora 09:53

Një shpërthim lënde plasëse ka ndodhur në një automjet që ka qenë në lëvizje në Unazën e Re. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:50 të mëngjesit, në afërsi të rrethit të Selitës, në rrethana ende të paqarta. Sipas Policisë, i plagosur ka mbetur drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 07.01.2022, rreth orës 02:50 të mëngjesit, në Unazën e Re, në afërsi të rrethit të Selitës, në rrethana ende të paqarta, ka shpërthyer, dyshohet, lëndë plasëse në mjetin në lëvizje, me drejtues shtetasin M. H., 42 vjeç dhe pasagjer shtetasin S. D., 26 vjeç.

Si pasojë e shpërthimit, janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.